Deliu kritikon Kurtin për letër dërguar ish-krerëve të UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj letrës së publikuar së fundmi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për ish-krerët e UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra ka kritikuar Kurtin për mungesën e veprimeve konkrete gjatë pesë viteve të kaluara për të mbështetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Ajo theksoi se ka pasur pengesa financiare dhe mungesë mbështetjeje institucionale, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë vizitë apo përpjekje reale nga ana e Kurtit.

Sipas deputetes, publikimi i letrës ka për qëllim të vetëm përfitimin elektoral, pasi proceset gjyqësore po afrohen drejt përfundimit. Ajo argumentoi se kjo letër nga viti 2022 nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret dhe tani shërben vetëm për qëllime politike para zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *