Organizatat që përfaqësojnë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilluan një protestë simbolike para zyrave të EULEX-it, duke shënuar pesë vjet nga arrestimi i udhëheqësve të dikurshëm të UÇK-së.
Në një banderolë të vendosur rreth ndërtesës, ata shkruan: “Pesë vjet padrejtësi e organizuar, pesë vjet turp ndërkombëtar”. Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se edhe pas pesë vjetësh, drejtësia ende nuk është vënë në vend për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Ai theksoi se këta persona, të cilët sollën lirinë dhe paqen në Kosovë, po mbahen padrejtësisht në burg. Bujar Haradinaj, një ish-ushtar i UÇK-së, kritikoi ashpër procesin gjyqësor, duke e quajtur të padrejtë dhe të dobët.
Ai shprehu zhgënjim me gjykatën, e cila, sipas tij, ka dështuar të ofrojë drejtësi, pavarësisht se është themeluar nga Parlamenti i Kosovës. Gucati, i pyetur për shpresat e tij për një vendim lirues, tha se nuk ka besim në drejtësinë e Speciales dhe e cilësoi gjykatën më shumë si një instrument politik.

Leave a Reply