Hetim i ri nga Prokuroria Speciale për plagosjen në Gjakovë

Një zyrtar i Bashkimit Evropian është plagosur në Gjakovë të martën, çka ka çuar në nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Nora Luta, veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Luta deklaroi se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet menjëherë pas marrjes së rastit, duke ndjekur procedurat e përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Ajo shtoi se, për të ruajtur integritetin e procesit hetimor, detaje të mëtejshme nuk mund të jepen në këtë fazë fillestare. Ndërkohë, raporti 24-orësh i Policisë tregon se zyrtari i huaj kërkoi ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi kishte dy plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Pas këtij incidenti, ai u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *