Kreu i PDK-së viziton familjet e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar familjet e ish-udhëheqësve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, në përvjetorin e pestë të largimit të tyre në Hagë.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi shprehu dëshirën që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të mbyllet sa më shpejt, duke çuar në lirimin e tyre. Ai vlerësoi se familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë arsye të shumta për të qenë krenare për bijtë e tyre, të cilët kanë kontribuar shumë për Kosovën.

Krasniqi theksoi se këto familje kanë qenë të bashkuara në luftë, në ndërtimin e shtetit dhe tani në përballjen me sfidat e drejtësisë. “Këto familje meritojnë të ndihen krenare për bijtë e tyre që i përkasin të gjithë Kosovës,” theksoi Krasniqi, duke uruar që procesi të përfundojë me lirinë e tyre, në mënyrë që të kthehen te familjet dhe populli i tyre.

Ai ndau këto mendime krahas disa fotografive të publikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *