Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit, ka theksuar rëndësinë e mërgatës për komunitetin gjilanas, duke njoftuar për plane të reja që synojnë përfshirjen e tyre.
Ai ka ndarë në rrjete sociale se komuna synon të forcojë lidhjet me qytetarët që jetojnë jashtë vendit, përmes një sërë iniciativash të reja. Një nga projektet kryesore është krijimi i Zyrës së Mërgatës, që do të shërbejë për të qenë më pranë qytetarëve jashtë vendit dhe për të lehtësuar komunikimin me ta.
Gjithashtu, Hyseni ka konfirmuar vazhdimin e Forumit Ekonomik të Mërgatës, që ka për qëllim tërheqjen e investimeve të reja dhe zhvillimin ekonomik në komunë. Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve lokale dhe mërgatës është thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të komunës, duke premtuar se do të ketë shumë aktivitete dhe nisma të reja për të forcuar këtë lidhje.

Leave a Reply