Kosovare 25-vjeçare gjendet e pajetë në Tetovë

Një vajzë 25-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në Tetovë, ku ajo studionte.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe dyshohet për vrasje. Trupi i saj u zbulua nga kalimtarë të rastit pranë tregut të gjelbër në qytet, sipas burimeve nga AlsatM.

Hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *