Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti për vonesat e qëllimshme në procesin e zgjedhjeve të reja, pas emërimit të Glauk Konjufcës si kryeministër.
Sipas Ymerit, bllokada politike vazhdon pasi asnjë parti, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka treguar gatishmëri për të krijuar një shumicë parlamentare për formimin e qeverisë. Ymeri theksoi se Glauk Konjufca nuk ka synim të formojë koalicione apo të negociojë me partitë e tjera për votat, gjë që pengon përparimin e procesit politik.
Ai ka sugjeruar që presidentja duhet të pranojë se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe të nxitë zhvillimin e tyre sa më shpejt. Sipas Ymerit, vonesat nuk paraqesin rrezik për vendin, por përfitime politike për liderët.
Ai vuri në dukje se zvarritja e procesit është strategji për të shtyrë rivlerësimin qytetar të partive, duke e cilësuar si një veprim të qëllimshëm.

Leave a Reply