Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vonesat në procesin e organizimit të zgjedhjeve të reja, duke përmendur si shembull mosmandatimin e Glauk Konjufcës si kryeministër.
Ymeri theksoi se situata mbetet e pandryshuar, pasi asnjë parti, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka treguar vullnet për të siguruar shumicën e nevojshme për një qeveri të re. Ai gjithashtu vuri në dukje se Glauk Konjufca nuk ka synuar të formojë koalicion dhe nuk ka bërë përpjekje për të negociuar me partitë e tjera për votat e nevojshme.
Kjo, sipas Ymerit, e bën të pashmangshme zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri kritikoi se vonesat aktuale janë të qëllimshme dhe synojnë përfitime politike, duke sugjeruar se janë paraqitur si masa të domosdoshme për të shmangur rreziqet për vendin.
Ymeri theksoi se zvarritja e procesit zgjedhor i atribuohet qëllimisht Osmanit dhe Kurtit, duke i akuzuar për vonimin e procesit të rivlerësimit qytetar të partive politike.

Leave a Reply