Punëtorët e RTK-së mbajnë protestë për çështje të punësimit

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) ka organizuar një protestë sot në orën 11:00 përballë ndërtesës së Kanalit të Parë të RTK-së, si reagim ndaj vonesave të përsëritura në pagesat e punonjësve.

Kjo është hera e dytë në tre muaj që punëtorët e RTK-së përballen me mungesë të pagave, çka ka shkaktuar pasiguri ekonomike dhe ka vënë në rrezik funksionimin e këtij institucioni. SPERTK thekson se protesta është e motivuar ligjërisht dhe nuk ka karakter politik, duke i ftuar të gjithë punonjësit të marrin pjesë për të mbrojtur të drejtat e tyre për pagë dhe dinjitet profesional.

Nëse situata nuk ndryshon, sindikata paralajmëron se do të ndërmarrë masa të tjera, duke përfshirë bojkotimin e ngjarjeve publike të RTK-së, për të ushtruar presion për zgjidhjen e krizës. SPERTK gjithashtu u ka bërë thirrje mediave të Kosovës të raportojnë mbi protestën dhe të tregojnë solidaritet me punëtorët.

Po ashtu, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë planifikuar protestë më 10 nëntor për të adresuar problemet e buxhetit dhe vonesat e pagave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *