Një hetim për një rast të dyshuar të dhunës në familje është duke u zhvilluar në Malishevë.
Iniciativa për këtë hetim u mor pas vizitës së një pacienteje tek një mjek, ku u vërejtën disa hematoma të lehta në trupin e saj. Megjithëse gruaja nuk pranoi të fliste për ndonjë konflikt të mundshëm, hetimi po vazhdon në bazë të urdhrit të prokurorit.
Raporti i Policisë së Kosovës konfirmon se procedurat po ndiqen në mënyrë të rregullt. “Gjatë një vizite mjekësore në Malishevë, një grua nga Kosova u diagnostikua me disa hematoma të lehta.
Ajo nuk pranoi të komentojë nëse kishte ndonjë problem me dikë, duke mohuar se ka ndonjë çështje. Prokurori ka urdhëruar procedimin e çështjes,” thuhet në raportin policor.

Leave a Reply