Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York. Në një deklaratë, Osmani theksoi se diskutuan mbi çështjet aktuale të sigurisë në Evropë dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, pas vizitës së saj në Helsinki. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës dhe përkrahjen për integrimin e plotë euroatlantik. Më herët gjatë ditës, Osmani u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Leave a Reply