Fillojnë hetimet për mashtrime me email që imitojnë Policinë

Policia e Kosovës ka informuar publikun përmes një deklarate zyrtare se po qarkullojnë informacione të rreme dhe jozyrtare nëpër e-maile të ndryshme, që pretendojnë se janë lëshuar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe organizata të tjera.

Këto dokumente të falsifikuara, të titulluara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, pretendojnë të jenë lëshuar nga menaxhmenti i lartë i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike, FBI, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe INTERPOL-i. Dokumentet kërkojnë që marrësit të paraqiten brenda 24 orësh në selinë e policisë për çështje të krimit kibernetik, por Policia e Kosovës sqaron se nuk kanë lidhje me to.

Autoritetet kanë nisur hetime të detajuara në bashkëpunim me organet e drejtësisë për të zbuluar autorët e këtyre mashtrimeve. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre dezinformatave dhe të raportojnë çdo e-mail të tillë në adresën zyrtare të Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *