Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, ka përmendur njëmbëdhjetë projekte të rëndësishme kapitale që kapin vlerën e mbi një milion euro.
Ai deklaron se këto projekte, të cilat nisën gjatë mandatit të tij të parë, do të përfundohen në mandatin e dytë. Në listën e tij përfshihen ndërtimi i Stacionit të Autobusëve, KultQendra, rinovimi i Rrugës Hamdi Kurteshi, qendra ditore për të moshuarit, rinovimi i sallës së sportit, ndërtimi i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, banimi i përballueshëm dhe social, impianti i ujërave të zeza, Projekti Floës, dhe Stadiumi i Qytetit, i cili theksohet si projekt kyç për identitetin e qytetit.
Hyseni, i cili përballet me Arbër Ismajlin e LDK-së në balotazh, arriti të marrë 49.80% të votave në rundin e parë, një rezultat shumë afër fitores pa balotazh. Ndërkohë, kundërshtari i tij Ismajli siguroi 34.29% të votave.

Leave a Reply