Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është realizuar pagesa për grupin e parë të studentëve që kanë përfituar shumën prej 100 eurosh, me rastin e fillimit të vitit akademik.
Në këtë grup përfshihen 49,623 studentë nga institucione të ndryshme arsimore, qoftë publike apo private. Kurti theksoi se pjesa tjetër e studentëve që plotësojnë kriteret e nevojshme do të shqyrtohen dhe do të marrin pagesat e tyre me grupin e dytë, brenda ditëve të ardhshme.
Ai siguroi studentët se qeveria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për ta. Ky njoftim u publikua nga Kurti në një postim në Facebook, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për të mbështetur komunitetin studentor.

Leave a Reply