Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka inauguruar sot rrugën e re në fshatin Topillë, një projekt kyç që përfshin mbi 8 kilometra dhe ka kushtuar mbi 1 milion euro.
Gjatë ceremonisë, Aliu theksoi rëndësinë e kësaj rruge si një arterie jetike që pritet të gjallërojë fshatin, duke krijuar mundësi për zhvillimin e agroturizmit dhe shfrytëzimin e bukurive natyrore të zonës. Investimi është pjesë e strategjive të komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale, me synimin për të nxitur rikthimin e banorëve dhe rigjallërimin e jetës rurale në Topillë.
Kryetari Aliu vlerësoi mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ministrit Hysen Durmishi në realizimin e këtij projekti. Sipas Aliut, ky zhvillim është dëshmi se ndryshimet pozitive po ndodhin në çdo pjesë të komunës, duke hapur rrugë për zhvillim ekonomik dhe turizëm rural në Shtime.

Leave a Reply