Kryetari i LDK-së në Fushë Kosovë nuk mbështet Osmanin

Në Fushë-Kosovë, një bastion tradicional i LDK-së për dy dekada e gjysmë, rezultatet e fundit zgjedhore kanë sjellë ndryshime të mëdha.

Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar me 45.12% të votave, duke e lënë LDK-në në vendin e dytë me 35.62%. Për të ruajtur pozitat, kandidati i LDK-së në këtë komunë, Besnik Osmani, ka bërë një marrëveshje me PDK-në, duke formalizuar një koalicion me kandidatin e saj, Rrahim Tërnava.

Megjithatë, ky veprim nuk ka marrë aprovimin e nënkryetarit të LDK-së në Fushë-Kosovë, Ekrem Berjani. Berjani e ka kundërshtuar hapur kandidaturën e Osmanit, duke e cilësuar si përçarës.

Në një letër drejtuar kryetarit aktual të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, dhe publikuar në Facebook, Berjani ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Osmanin në balotazhin e 9 nëntorit, duke e akuzuar për përdorimin e metodave të parregullta për të ndikuar votuesit. Ai e ka kritikuar Osmanin për krijimin e përçarjeve brenda LDK-së dhe institucionit komunal, duke dëmtuar kështu besimin dhe unitetin e brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *