Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, ka shprehur besimin se do të triumfojë në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai thekson se mbështetjen e merr nga qytetarët e Mitrovicës, veçanërisht nga familjet e ndershme të qytetit, të cilët e frymëzojnë dhe e mbështesin. Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri theksoi përkushtimin e tij ndaj qytetarëve, duke deklaruar se ka qenë i pranishëm në çdo rrugë dhe lagje të Mitrovicës që nga fillimi i fushatës, duke biseduar me banorët dhe bizneset lokale.
Tahiri gjithashtu shprehu shqetësimin për presionin që ndien nga nivelet qeveritare, të cilat, sipas tij, po përpiqen të ndikojnë tek vullneti i qytetarëve. Ai kritikoi ata që pretendojnë se e duan Mitrovicën, por nuk e kanë vizituar më parë.
“Ka presion të madh për të ndikuar tek vullneti i qytetarëve, dhe unë qëndroj me ta,” deklaroi Tahiri, duke ironizuar vizitat e vonshme të disa zyrtarëve qeveritarë.

Leave a Reply