Astrit Isufi në pranga, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve

Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Pas ngjarjes së rëndë, Isufi kishte qenë në arrati, por forcat e rendit arritën të kapin të dyshuarin. Prokuroria në Gjakovë ka konfirmuar arrestimin, duke bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit.

Në njoftimin zyrtar, autoritetet shprehen se brenda afateve ligjore do të kërkohet masa e paraburgimit për të dyshuarin, duke e paraqitur këtë kërkesë në Gjykatën kompetente. Ky veprim vjen pas dyshimeve serioze mbi përfshirjen e tij në vrasjen e dyfishtë që ka tronditur komunitetin lokal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *