Në 18 komuna të Kosovës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë, ku pjesëmarrjen do ta kenë edhe të rinjtë që kanë mbushur 18 vjet nga data e raundit të parë deri më 9 nëntor, ka njoftuar KQZ-ja.
Zëdhënësi Valmir Elezi konfirmoi se lista e votuesve nga raundi i parë do të përdoret sërish, e përditësuar me emrat e 1,690 të rinjve të cilët tashmë kanë të drejtë vote për herë të parë. Gjithashtu, janë hequr 1,150 persona të cilët kanë ndërruar jetë ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.
Ndryshimet e vendbanimit nga një komunë në tjetrën nuk do të reflektohen në listë, duke kufizuar votuesit të votojnë vetëm në komunën ku ishin regjistruar më parë. Në total, 1,316,672 qytetarë janë të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, me një rritje të lehtë prej 543 votuesish krahasuar me raundin e parë.
Procesi do të zhvillohet në 525 qendra votimi, të cilat përfshijnë 1,648 vendvotime.

Leave a Reply