VV dhe AAK zyrtarizojnë koalicionin për balotazhin e ardhshëm

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të bashkëpunojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Viti, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre në nivel qendror.

Këto dy parti kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni për të mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes, Arsim Ademi, kundër rivalit të tij nga LDK, Sokol Haliti. Kryetari i Degës së AAK-së në Viti, Labinot Bislimi, njoftoi përmes një postimi në Facebook se marrëveshja u arrit mëngjesin e sotëm, duke shprehur mbështetjen për kandidatin Ademi.

Sipas Bislimit, ky koalicion është një përgjigje ndaj situatës aktuale në komunë dhe një pozicionim kundër “të keqes” që sipas tij përfaqëson Sokol Haliti. Bislimi theksoi se Dega e AAK-së në Viti nuk ka qëndruar kurrë indiferente ndaj proceseve politike dhe gjithmonë ka mbajtur një qëndrim aktiv dhe të angazhuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *