Shtëpia e pabanuar në Malishevë ku dyshohet se fshihej i dyshuari

Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës.

Ai u gjet i plagosur në një shtëpi të pabanuar, rreth 4 kilometra nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë, i dyshuari ka marrë plagë gjatë përleshjes me viktimat dhe u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, për t’u transferuar më vonë në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, informoi se i plagosuri mbërriti me plagë nga arma e zjarrit dhe pas ekzaminimeve u dërgua në Kirurgjinë Abdominale. Ngjarja tragjike ndodhi jashtë shtëpisë së viktimave, ku dy vëllezërit humbën jetën.

Konflikti u nxit kur i dyshuari, i cili kishte ardhur për të marrë bashkëshorten e vet, motrën e viktimave, shkaktoi një përleshje që përfundoi me të shtëna fatale. I dyshuari kishte një të kaluar me akuzë për dhunë në familje, ngritur në prill për “Dhunë në Familje” dhe “Kanosje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *