Franco Foda, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova do të përballet me Slloveninë më 15 nëntor dhe Zvicrën më 18 nëntor. Foda ka përfshirë 28 futbollistë në listën kryesore, ndërsa 11 të tjerë janë të gatshëm si rezervë.
Ekipi kombëtar do të fillojë grumbullimin më 10 nëntor me një stërvitje të planifikuar në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:00. Po atë ditë, në orën 12:00, Foda do të mbajë një konferencë për media në hotelin ‘Emerald’.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Lubjanë kundër Sllovenisë, ndërsa e dyta do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kundër Zvicrës. Aktualisht, Kosova mban vendin e dytë në Grupin B me 7 pikë, ndërsa Zvicra kryeson me 10 pikë.
Për të siguruar një vend në ‘play-off’, Dardanët kanë nevojë për vetëm një pikë nga përballja me Slloveninë, ndërsa ekziston mundësia për kualifikim të drejtpërdrejtë nëse rezultatet janë në favor të tyre.

Leave a Reply