Dyshohet për keqpërdorime fondesh me monumentin në Vraniq

Ekipi i udhëhequr nga Ardian Shala i LDK-së në Suharekë ka zbuluar pretendime për parregullsi në ndërtimin e Lapidarit në fshatin Vraniq, projekt i realizuar gjatë mandatit të kryetarit Bali Muharremaj.

Sipas ekipit, në kontratë janë shënuar shuma më të larta se ato që janë zbatuar në terren. Raporti i publikuar tregon se janë paguar 90 m² gurë natyral me trashësi 3 cm, ndërsa në terren janë vetëm 28 m².

Po ashtu, janë paguar 40 m² gurë për mbulim muri, por gjenden vetëm 9 m². Për gurë me trashësi 8 cm janë paguar 40 metra, por janë vendosur vetëm 16 metra.

Raporti gjithashtu tregon se janë paguar 6 reflektorë LED, ndërsa janë instaluar vetëm 4, dhe 40 trupa ndriçues, por në terren janë 28. Për trupa ndriçues me gjatësi 1.5 m janë paguar 12, ndërsa janë vendosur 6.

Gjithashtu, janë paguar 6 shporta mbeturinash dhe 2 flamuj kombëtarë, por në terren mungojnë disa prej tyre. Sipas ekipit të Shalës, kontrata ishte 35,695 euro, por pagesat kanë arritur në 38,270 euro.

Punimet në terren vlerësohen në 22,320 euro, duke krijuar një diferencë prej rreth 15,950 euro, që pretendohet të jenë keqpërdorur. Dyshohet gjithashtu se një aktivist i afërt me kryetarin Muharremaj ka marrë 400 euro nga Shoqata “Vraniqi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *