1,400 Afrikanë nga disa vende luftojnë për Rusinë, thotë Ukraina

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, njoftoi të premten se më shumë se 1.400 qytetarë nga mbi 30 shtete afrikane po luftojnë në krah të forcave ruse në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia ka shfrytëzuar mundësi të ndryshme për të forcuar ushtrinë e saj, duke përfshirë rekrutimin e luftëtarëve nga vende të ndryshme, shpesh përmes mashtrimeve. Sybiha paralajmëroi se afrikanët po joshen për të nënshkruar kontrata që ai i përshkroi si “të barasvlershme me një dënim me vdekje”, dhe bëri thirrje që qeveritë afrikane të paralajmërojnë qytetarët e tyre.

Ai theksoi se shumica e ushtarëve të huaj dërgohen në sulme të rrezikshme, ku shumica humbasin jetën shpejt. Afrika e Jugut ka nisur hetime pasi 17 shtetas të saj u përfshinë në radhët e mercenarëve dhe kërkojnë të kthehen në shtëpi.

Po ashtu, Kenia raportoi muajin e kaluar se disa shtetas të saj ishin ndaluar në kampe ushtarake në Rusi, pasi ishin përfshirë pavetëdijshëm në konflikt. Sybiha shtoi se numri i mercenarëve afrikanë mund të jetë më i madh se 1.436, me origjinë nga 36 vende, dhe se shumë prej tyre kapen gjatë misioneve të tyre të para.

Ukraina planifikon të japë të dhëna më të hollësishme për vendet nga ku Rusia ka rekrutuar këta trupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *