Nesër, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë do të kenë mundësinë të zgjedhin kryetarët e rinj të komunave të tyre.
Kjo do të ndodhë në 18 komuna, ku asnjë kandidat nuk arriti të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, procesi i votimit do të zhvillohet në 525 qendra votimi, duke përfshirë 1,648 vendvotime në total.
Nga këto, 507 qendra me 1,628 vendvotime janë për votimin e rregullt, ndërsa 18 qendra të tjera, me 20 vendvotime të dedikuara, janë për votimin me kusht në çdo komunë ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këto komuna arrin në 1,316,672.
Komunat ku do të zhvillohet gara janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, dhe të tjera si Dragashi, Kaçaniku, dhe Vushtrria. Ky raund i dytë është vendimtar për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në këto zona.

Leave a Reply