Një person 46-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap duke drejtuar një taksi ku policia zbuloi katër pistoleta dhe lëndë narkotike të fshehura në rrobat e tij.
Arrestimi i tij u bë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në Rrugën e Dibrës.
Policia e Tiranës njoftoi se përmes operacionit “Gun Expert”, ku u përdorën metoda speciale hetimi, u arrit të sekuestrohen armët e zjarrit, municioni luftarak, kokaina dhe pjesë të tjera të armëve. Dyshohet se i arrestuari furnizonte grupe kriminale dhe përdorte taksinë për të shmangur kontrollet.
Gjatë kontrolleve në automjet dhe banesë, u gjetën pistoletat dhe droga, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e mbajtjes pa leje të armëve dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve.

Leave a Reply