Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po përqendron përpjekjet e tij kryesore gjatë fushatës së balotazhit në Mitrovicë, ku mbështet fuqimisht kandidatin e partisë për kryetar komune, Faton Peci.
Aktivitetet e Kurtit janë të përditshme dhe shpesh zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes. Ky angazhim intensiv duket se është i lidhur me pasigurinë për fitoren e kandidatit të tyre, një fakt që Kurti e ka pranuar disi në një intervistë për televizionin lokal nga Gjakova, “Syri Vizion”.
Ai theksoi se në komunat ku janë më larg fitores, po bëhet një përpjekje e shtuar për të siguruar rezultatet e dëshiruara. Kurti theksoi se Gjakova është një nga 12 komunat ku Vetëvendosje është në garë për balotazh dhe shprehu optimizëm për fitore në të gjitha këto zona.
Ai nënvizoi se angazhimi është intensiv kudo, veçanërisht aty ku nevojitet një përpjekje më e madhe për të arritur mbi 50 për qind të votave.

Leave a Reply