Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, u takua sot me qytetarët në shkollën “Shaban Idrizi” në Zhabar.
Ky takim u karakterizua nga një atmosferë pozitive dhe një pjesëmarrje e madhe e banorëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e Pecit. Ata e përshkruan këtë mbështetje si pjesë e një “vale të fitores dhe ndryshimit” që po përhapet në gjithë Mitrovicën.
Peci, në fjalën e tij para qytetarëve, theksoi se çdo takim i zhvilluar deri tani e ka forcuar bindjen e tij se Mitrovica është gati për një hap të madh përpara. Ai vuri në dukje se vizioni i tij për qytetin është i bazuar në bashkim, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë banorët.
Sipas tij, këto janë elemente thelbësore për të ardhmen e Mitrovicës.

Leave a Reply