Më 9 qershor 2025, në fshatin Izvor të Zveçanit u përurua një mini-stacion policor, ku morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i MPB-së Xhelal Sveçla, drejtori i policisë Gazmend Hoxha dhe biznesmeni Kujtim Seferi me vëllain e tij, Avdullahun.
Ky objekt, me një investim prej 750 mijë eurosh dhe sipërfaqe prej afërsisht katër mijë metrash katrorë, do të shërbejë si bazë për Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit. Megjithatë, Veriu.info ka ngritur dyshime mbi procedurat e ndërtimit të këtij stacioni.
Ata kërkuan qasje në kontratën për ndërtimin, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk dha përgjigje, duke e cilësuar procesin si të klasifikuar. Sipas burimeve, kontrata u fitua nga kompania “FINN OIL PETROL” Sh.P.K., bashkëpronarë të së cilës janë Kujtim Seferi dhe Burim Dibrani.
Veriu.info ka tentuar të kontaktojë me Burim Dibranin për të kërkuar sqarime mbi procedurat e ndjekura, por nuk ka marrë përgjigje. Për më tepër, është raportuar një video e një takimi të Dibranit me Glauk Konjufcën, ku diskutohen projekte të mundshme në veri.
Po ashtu, Kujtim Seferi është parë në një takim privat me Albin Kurtin natën e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Leave a Reply