SHBA përballet me ditën e dytë të anulimeve të fluturimeve

Linjat ajrore dhe udhëtarët në SHBA po përballen me anulime dhe kufizime të fluturimeve, ndërsa mbyllja e qeverisë federale pritet të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar një reduktim prej 4% të fluturimeve në 40 aeroportet kryesore të vendit për të shtunën, për shkak të situatës aktuale. Shkurtimet do të arrijnë në 6% të martën dhe 10% deri më 14 nëntor, sipas Reuters.

Ky urdhër, i cili hyri në fuqi të premten në mëngjes, prek rreth 700 fluturime të disa prej kompanive më të mëdha ajrore si American Airlines, Delta Air Lines, Southwest Airlines dhe United Airlines. Në krahasim me ditën e premte, të shtunën do të ketë më pak anulime për shkak të volumit më të ulët të udhëtimeve.

United Airlines do të anulojë 168 fluturime, ndërsa Southwest më pak se 100. Mbyllja rekord e qeverisë, që ka zgjatur tashmë 39 ditë, ka detyruar rreth 13.000 kontrollorë të trafikut ajror dhe 50.000 punonjës të sigurisë të punojnë pa pagesë, duke shkaktuar mungesa të shumta.

Ndërkohë, administrata Trump po kërkon nga Kongresi miratimin e planit për financimin e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *