Çeku: Komisionerët tanë të gatshëm për zgjedhjet e 9 nëntorit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka zhvilluar një takim me komisionerët që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 9 nëntorit.

Ai i ka falënderuar ata për angazhimin dhe besimin e tyre, duke vlerësuar rëndësinë e rolit të tyre në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe sigurimin e fitores. Çeku ka theksuar se komisionerët do të jenë në vijën e parë të fitores, duke i cilësuar si thelbësorë për procesin zgjedhor.

Ai ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe përgjegjësinë që kanë marrë përsipër, duke besuar në suksesin e përbashkët. Me një qëndrim të bashkuar dhe të përgatitur, Çeku është i bindur se qëllimi i tyre do të arrijë deri në fund, duke theksuar se Prishtina i pret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *