Benjamin Sesko, lojtari kryesor i Kombëtares së Sllovenisë, pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së fundit të Manchester United, duke lënë fushën në minutën e 87-të, vetëm 29 minuta pasi kishte hyrë në lojë.
Kjo ngjarje ndodhi në barazimin 2-2 të Manchester United me Tottenhamin në kuadër të javës së 11-të të Ligës Premier. Ky zhvillim mund të ndikojë pozitivisht për Kombëtaren e Kosovës në përballjen e tyre të ardhshme kualifikuese kundër Sllovenisë, e cila do të luhet më 15 nëntor në “Stadion Stožice” në Lubjanë.
Aktualisht, nuk ka informata të sakta mbi kohëzgjatjen e mungesës së Sesko, por shanset që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Kosovës janë të ulëta. Ky fakt mund t’i japë një avantazh të papritur Dardanëve në përpjekjet e tyre për kualifikim.

Leave a Reply