Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka reaguar ashpër ndaj urdhër-arrestit të lëshuar nga Turqia për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarë të tjerë izraelitë, duke e cilësuar këtë si një “veprim të radhës për marrëdhënie me publikun” nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas Saar, Izraeli e kundërshton këtë veprim me vendosmëri dhe përbuzje. Më 7 nëntor, Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit lëshoi një urdhër-arresti ndaj Netanyahut, Ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, Ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir.
Ata akuzohen për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” në Rripin e Gazës dhe për shkelje të flotës Sumud, e cila synoi të thyente bllokadën detare të Gazës. Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme, ky veprim i Turqisë shihet si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare përmes akuzave të rënda ndaj zyrtarëve izraelitë.

Leave a Reply