Paraburgim 30-ditor për Astrit Isufajn, i akuzuar për vrasje

Gjykata Themelore e Gjakovës ka vendosur masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Astrit Isufajt, i akuzuar për “vrasje të rëndë” dhe “mbajtje të armëve pa leje”.

Vendimi u mor në një seancë të mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit. Zëdhënësi i gjykatës, Lekë Muqaj, ka konfirmuar se paraburgimi është vendosur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke u bazuar në rrezikun e arratisjes dhe ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët.

Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur në komunën e Malishevës dhe hetimet për të zbardhur rastin janë ende në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *