Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur kritika ndaj qeverisë aktuale për mënyrën se si ka trajtuar qytetarët e Mitrovicës.
Gjatë një takimi përmbyllës për kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune, Arian Tahirin, Krasniqi theksoi se pushteti qendror është i shqetësuar, pasi sipas tij, kanë filluar të humbasin kontrollin. Krasniqi deklaroi se qeveria aktuale po përjeton frikë dhe panik, pasi për herë të parë ndiejnë se pushteti po iu rrëshqet nga duart.
Ai shtoi se qeveria ka bërë gabime të shumta në qasjen dhe sjelljen ndaj qytetarëve të Mitrovicës dhe nuk ka arritur të fitojë besimin e tyre përmes propagandës. Në këtë kontekst, ai kritikoi qeverinë për arrogancë dhe zgjedhjen e gabuar të kandidatëve, duke theksuar që kjo ka ndikuar në humbjen e mbështetjes nga mitrovicalët.

Leave a Reply