Tre persona janë arrestuar pas një bastisjeje të policisë në lokalin “Lizart” në Vushtrri, ku u zbulua aktivitet i paligjshëm bixhozi dhe organizim skemash piramidale. Të arrestuarit janë Benjamin Vatovci, Gentrit Hajdari dhe Basri Maxhuni. Gjatë aksionit, policia sekuestroi para të gatshme, telefona dhe prova të tjera relevante. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. “Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.”

Leave a Reply