Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim lidhur me sqarimet e fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për digjitalizimin e arkave fiskale dhe përdorimin e Softuerëve Elektronikë Fiskalë.
Sipas Aleancës, disa aspekte mbeten ende të paqarta, veçanërisht sa i përket kostove reale për bizneset dhe vendimeve të Ministrisë së Financave. Kestrin Kumnova, përfaqësues i Aleancës, theksoi se ATK-ja nuk mund të avancojë me procesin e digjitalizimit pa një vendim zyrtar nga Ministria e Financave, duke kujtuar se vendimi i tillë ishte hedhur poshtë nga Gjykata Supreme.
Në reagim, u përmend se deklarata e ATK-së për koston prej 20 eurosh është vetëm ilustrative, ndërsa realiteti mund të jetë shumë më i lartë, deri në 600 ose 700 euro për biznes. Aleanca thekson nevojën për qartësi dhe transparencë në kostot për të ndihmuar bizneset në planifikimin financiar dhe operacional.
U njoftua gjithashtu se detaje të tjera do të publikohen javën e ardhshme.

Leave a Reply