Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.
Në këtë ditë të rëndësishme, ai e cilësoi procesin zgjedhor si një moment festiv për banorët e Vushtrrisë dhe i inkurajoi ata të marrin pjesë në votime. Idrizi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje, duke uruar të gjithë qytetarët për këtë rast të veçantë.
Ai ftoi komunitetin që të kontribuojnë me votën e tyre për të ardhmen e qytetit.

Leave a Reply