Glauk Konjufca, i mandatuar për kryeministër, ka ushtuar të drejtën e votës duke i inkurajuar edhe qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin demokratik të vendit. “Kam përmbushur këtë detyrë qytetare dhe jam i kënaqur që kushtet atmosferike janë të favorshme sot.
Ftoj gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë në të gjitha komunat ku po zhvillohet balotazhi, duke u bërë pjesë e ndërtimit të demokracisë,” deklaroi Konjufca. Ai vlerësoi se deri më tani procesi zgjedhor ka vijuar pa probleme dhe shprehu shpresën që zgjedhjet do të përfundonin pa incidente, gjë që do të ishte në të mirë të Kosovës.

Leave a Reply