Në përpjekjet për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt energjisë së pastër.
Së fundmi, vendi ka hapur në Fukuoka centralin e parë të energjisë osmoticë, duke u bërë i dyti në botë që përqafon këtë teknologji pas Danimarkës. Energjia osmoticë, e njohur si “energji blu”, krijohet nga përzierja e ujit të ëmbël me atë të kripur përmes një membrane të veçantë.
Procesi gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar energji elektrike. Japonia synon të prodhojë rreth 880 mijë kilovat orë në vit, çka është e mjaftueshme për 300 familje.
Fillimisht, do të përdoret për të furnizuar me energji impiantin e desalinizimit të Fukuokës. Sipas ekspertëve, ky lloj energjie ofron prodhim të qëndrueshëm, pasi nuk ndikohet nga kushtet atmosferike.
Për më tepër, nuk emeton CO₂. Megjithatë, sfidat teknike qëndrojnë, me humbje të konsiderueshme energjie gjatë procesit të pompimit.
Studiuesit besojnë se potenciali i kësaj energjie mund të mbulojë deri në 40% të kërkesës globale nëse shfrytëzohet mirë.

Leave a Reply