PDK në Prishtinë fton mbështetësit për të votuar Ramën

Mbrëmjen e kaluar, është raportuar se dhjetëra telefonata janë bërë nga shtabi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, ku u bëhet thirrje votuesve të këtij subjekti politik të mbështesin kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Ramën.

Gazeta KosovaNews ka kontaktuar me një individ që realizon këto telefonata, i cili identifikohet si Namani. Ai ka konfirmuar se vepron nga shtabi i Uran Ismailit, kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës në raundin e parë të zgjedhjeve.

Gjatë komunikimit me gazetarin Jeton Sopa, Namani ka theksuar se “vota për Përparim Ramën është në të mirën e PDK-së”. Kur u pyet nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së për mbështetje në balotazh, ai u shpreh se nuk mund të zbulojë detaje duke e cilësuar këtë si “çështje konfidenciale e Partisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *