KQZ kërkon hetim për pengesat ndaj votuesve me nevoja asistence

Ilir Gashi, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka shprehur shqetësim për pengesat që u bëhen qytetarëve që kërkojnë ndihmë gjatë procesit të votimit.

Ai ka kërkuar që Prokuroria të hetojë zyrtarët e këshillave që ndikojnë në kufizimin e kësaj të drejte. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka theksuar se e drejta për të votuar është e mbrojtur nga Kushtetuta e Kosovës, si dhe nga ligjet dhe rregullat e KQZ-së.

Ai kërkon që të merren masa kundër atyre që pengojnë qytetarët në nevojë, përfshirë edhe ata që nuk janë të aftë të lexojnë dhe shkruajnë. Sipas Gashit, është e domosdoshme që të sigurohet një proces votimi i drejtë dhe i paanshëm për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *