Muharremi: Veprimet e Sveçlës ndikojnë në procesin zgjedhor

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për sjelljen e tij ndaj një aktivisti të LDK-së gjatë ditës së sotme.

Muharremi ka theksuar se ministri nuk duhet të qëndrojë pranë qendrave të votimit, aq më pak të kërcënojë qytetarët. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shprehur shqetësimin se veprimet e Sveçlës përbëjnë presion dhe një përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.

Ai ka vënë në dukje se prezenca e ministrit në qendrat e votimit me masa sigurie të ekzagjeruara, si truprojat dhe armët, është një formë e papranueshme kërcënimi, e cila dëmton imazhin e institucioneve publike. Muharremi beson se këto veprime dëmtojnë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe pret që këto sjellje të denoncohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *