Pronari shpjegon mbylljen e lokalit para vizitës së Kurtit

Gani Haziri, pronari i kafiterisë ku Albin Kurti kishte planifikuar të shkonte, ka shpjeguar arsyet e mbylljes së lokalit të tij.

Në një deklaratë për media, Haziri theksoi se vendimi u mor për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Ai sqaroi se nuk kishte kërkesë nga asnjë palë për të liruar hapësirën, por situata po dilte jashtë kontrollit.

Haziri kishte marrë vesh nga punëtorët e tij se kryeministri Kurti synonte të vizitonte lokalin, dhe ai donte ta priste siç duhet një personalitet të tillë. Megjithatë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, ai vendosi të mbyllë kafiterinë.

Sipas Hazirit, klientët e kuptuan vendimin e tij dhe të dy palët e pranishme në lokal e mirëkuptuan situatën. Ai shtoi se kjo ishte hera e parë që Kurti kishte shfaqur interes për këtë lokal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *