Të gjitha biletat për Andorra-Shqipëri janë shitur

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat e destinuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen Andorra – Shqipëri janë shitur të gjitha.

Ky takim është pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku skuadra shqiptare mban aktualisht vendin e dytë me 11 pikë në grupin e saj. Përballja do të zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin “FAF” të Andorrës, me fillim nga ora 20:45.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi tifozët kuqezi do të jenë në stadium për të mbështetur Kombëtaren në këtë sfidë të rëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *