Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se 286,318 votues janë regjistruar deri tani në 18 komunat e Kosovës ku po zhvillohet balotazhi.
Pjesëmarrja e votuesve ka shfaqur variacione të dukshme ndërmjet komunave të ndryshme. Mamushë dhe Junik janë dy komunat me pjesëmarrjen më të lartë, ku në Mamushë kanë votuar 56,71 për qind e votuesve, ndërsa në Junik përqindja e pjesëmarrjes ka arritur në 41,43 për qind.
Prishtina dhe Mitrovica Jugore po ashtu kanë një numër të konsiderueshëm votuesish, me pjesëmarrje përkatësisht prej 27,37 për qind dhe 27,31 për qind. Ndërkohë, në Fushë Kosovë pjesëmarrja e votuesve ka qenë 25,31 për qind, ndërsa në Prizren ka arritur në 32,47 për qind.
Këto statistika reflektojnë një interes të ndryshëm në procesin zgjedhor në zona të ndryshme të vendit.

Leave a Reply