Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Soponiçë të Kaçanikut, rreth orës 13:50.
Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin. Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kaçanikut kanë konstatuar vdekjen e një burri rreth moshës 46 vjeçare në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe njësitë policore nga stacioni i Kaçanikut, së bashku me ekspertët e krim-teknikës dhe hetuesit rajonalë. Veseli ka bërë të ditur se, pas konsultimeve me prokurorin e shtetit, është hapur një hetim mbi vdekjen.
Policia ka deklaruar se informacione shtesë do të ofrohen në raportet e ardhshme.

Leave a Reply