Real Madridi ndalet nga Rayo Vallecano me një barazim

Real Madridi është ndalur në një barazim pa gola në përballjen me Rayo Vallecanon, në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligës.

Pavarësisht dominimit të ndeshjes, skuadra madrilene nuk arriti të depërtojë mbrojtjen e fortë të vendasve. Një nga rastet më të mira për madrilenët erdhi nga Vinicius Jr, i cili nuk arriti ta konkretizojë mundësinë nga afër.

Edhe mbrojtësi Raul Asencio pati një mundësi me goditje me kokë, por topi i tij përfundoi jashtë portës. Vallecano, megjithëse kryesisht në mbrojtje, tentoi të rrezikojë me kundërsulme nga lojtarët De Frutos dhe Garcia, por pa rezultat.

Real Madridi regjistron kështu barazimin e parë në këtë sezon të La Ligës, duke arritur në 31 pikë, ndërsa Vallecano mban vendin e 12-të me 15 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *