Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim lidhur me kërkesën e Listës Serbe për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë. Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës, Veton Dula, konfirmoi se kërkesa është në shqyrtim dhe të gjitha palët e interesuara do të informohen në kohë për vendimin. Deri më 30 shtator, mbetet në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës që ndalon veprimet e deputetëve dhe procedurat për formimin e qeverisë së re.

Leave a Reply