Pas shpalljes së rezultateve preliminare në zgjedhjet për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për mbështetjen e madhe.
Me një avantazh të konsiderueshëm në vota, Prebreza e cilësoi këtë si një fitore të përbashkët për të gjithë banorët e komunës. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaroi: “Faleminderit Fushë Kosovë!
Kjo është fitore e përbashkët. E vullnetit, e besimit dhe e guximit për të ecë përpara.
Sonte fitoi Fushë Kosova, dhe prej sonte fillon një kapitull i ri!” Prebreza premtoi se do të jetë kryetar për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi të fuqishëm për të ardhmen. Kandidati nga Partia Vetëvendosje (VV) bëri thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, duke premtuar një administratë të hapur dhe efikase që do të përmbushë nevojat dhe aspiratat e komunitetit.

Leave a Reply